Header Ads Widget

Reforma në Drejtësi - Takimi i parë i grupeve punuese për bashkëpunim ndër-institucional

 

Reforma në Drejtësi - Takimi i parë i grupeve punuese për bashkëpunim ndër-institucional

 

Në ditën e sotme u mbajt takimi i parë i grupeve punuese për Reformën në Drejtësi në Kosovë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Ministria e Drejtësisë (MD) dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

 

Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndër-institucional në kuadër të reformës në drejtësi dhe u arritën marrëveshje për afatet optimale dhe fillimin e punës për të përmbushur obligimet e përcaktuara në Deklaratën për Reformën në Drejtësi. Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë iniciativë dhe njoftoi për përfshirjen e shoqërisë civile në këtë reformë.

 

Zëvendës Kryesuesi i KGJK-së, Qerim Ademaj dhe Zëvendës Kryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, bënë thirrje për të gjithë anëtarët e grupeve punuese, që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces, me qëllim që të realizohen aktivitetet në afatet e parapara, me mbështetjen e partnerëve zhvillimorë sipas Planit të Veprimit.

 

Ky proces do të përfshijë gjashtë grupe punuese dhe është pjesë e zotimeve të Deklaratës së përbashkët të Ministrit të Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Gjykatës Supreme dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit. Kjo reformë do të ndikojë thelbësisht në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe është një hap i rëndësishëm përpara në sigurimin e një sistemi më të drejtë dhe më të besueshëm për të gjithë qytetarët.

 

Post a Comment

0 Comments

Technology