Header Ads Widget

Praktikant Vullnetar (pa pagesë)

 Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO
GJYKATA THEMELORE –PEJË
OSNOVNI SUD PEC – BASIC COURT OF PEJA

Në bazë të të Rregullores Nr.08/2017 të KGJK-së, për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e
KGJK-së , për praktikant vullnetar (pa pagesë ) për kohë të caktuar , në kohëzgjatje prej 1 ( një ) viti,

Gjykata Themelore Pejë

Shpall:

K O N K U R S
Nr.01/2023

Titulli i vendit të punës : Praktikant Vullnetar (pa pagesë)

1. Gjykata Themelore në Pejë ………………………………………………………………………….25 pozita

2. Gjykata Themelore Pejë , Dega në Klinë…………………………………………………………10 pozita

3. Gjykata Themelore Pejë , Dega në Deçan……………………………………………………….10 pozita

4. Gjykata Themelore Pejë , Dega në Istog ………………………………………………………..10 pozita

Pozita Nr. 1

Titulli i pozitës : Praktikant Vullnetar, 25 (njëzet e pesë) pozita
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë : Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit : Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 ( një ) viti pa pagesë
Vendi : Gjykata Themelore Pejë

Pozita Nr. 2

Titulli i pozitës : Praktikant Vullnetar,10 (dhjetë) pozita
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë : Nd. Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit : Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 ( një ) viti pa pagesë
Vendi : Gjykata Themelore Pejë, Dega në Klinë

Pozita Nr. 3

Titulli i pozitës : Praktikant Vullnetar,10 (dhjetë) pozita
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë : Nd. Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit : Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 ( një ) viti pa pagesë
Vendi : Gjykata Themelore Pejë, Dega në Deçan

Pozita Nr. 4

Titulli i pozitës : Praktikant Vullnetar,10 (bëdhjetë) pozita
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë : Nd. Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit : Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 ( një ) viti pa pagesë
Vendi : Gjykata Themelore Pejë, Dega në Istog

Përshkrimi i Punës së Praktikantëve :

Gjatë punës praktike, praktikanti do të ketë mundësinë që të aftësohet në ekzaminimin e lendeve për të
identifikuar çështjet ligjore, të ndihmojnë gjyqtaret në përgatitjen e lendeve për seanca dëgjimore dhe
veprime tjera, kryerjen e hulumtimeve ligjore, përgatitjen e memorandumeve të politikave dhe
memorandumeve ligjore, hartimin e draft vendimeve, urdhëresave, opinioneve dhe pune të tjera brenda
zyrës.

Kualifikimet :

• Diploma apo certifikatë universitare – Fakulteti Juridik, programi i studimeve 4 ( katër) vjeçar,
240 ECTS ose Master

VËRETJE :

• Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm.
• Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbyeset
Civil, Nr.03/L-149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për Procedurën e Rekrutimit në Shërbimin
Civil , RregulloresNr.08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së , për
praktikant vullnetar (pa pagesë ) si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.2007/01.

• Konkursi është publikuar me datë 27/04/2023 do 15/05/2023 që konsiderohet ditë e
fundit e konkursit.

Aplikacioni mundë të merret në Zyrën e Personelit në Gjykatën Themelore në Pejë Rr. Mbretëresha
Teutë pn dhe po ashtu, aplikacioni mundë ta shkarkoni në mënyrë elektronike në Web portalin e
Gjykatës Themelore në Pejë : www.gjyqesori-rks.org

Shkarko Aplikacionin

• Aplikacionet e plotësuara mund ti dorëzoni në Gjykatën Themelore në Pejë, ,, Rr. Adem Jashari
,, pn si dhe përmes postës – Gjykata Themelore Pejë – kodo postal 30000.

• Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e
Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore
nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të
drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës
publike qendrore dhe lokale, si specifikacionet në Nenin 11, par.3 të Ligji Nr.03/L-149 për
Shërbyesit Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacione të dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

• Te drejtë konkurrimi kanë të gjithë banoret e republikës së Kosovës prej moshës 18 – 64 vjeçare.
Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të
gjitha të dhënat e kërkuara. Në aplikacion duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për
cilin kandidati / ja konkurron.

• Aplikacionit duhet ti bashkëngjitni dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

• Dëshmi mbi përgatitjen profesionale (kopja e diplomës apo vërtetim mbi diplomim)
• Dokument identifikues/ kopja e letërnjoftimit
• Specializimet e ndryshme profesionale
• Certifikata që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale

Nëse aplikacionit nuk ia bash ngjiteni dokumentet e duhura dhe nuk i plotësoni atë me
shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për tu futur në listën e ngushtë.

• Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë ti
tërhiqni prapa.

• Në raste të ndonjë pyetje apo paqartësie Ju mundë të kontaktoni në numrin e tel/fix
039/433 – 355 gjatë orarit të punës prej orës 08:00 deri në ora 16:00.


Post a Comment

0 Comments

Technology