Header Ads Widget

Njoftohet refuzimi i ankesave për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen e Thaçit dhe Veselit

 Njoftohet refuzimi i ankesave për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen e Thaçit dhe Veselit

Në konferencën për media, Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), Angela Griep, duke u shprehur përmes platformës online "zoom", ka njoftuar se Paneli i Gjykatës së Apelit ka refuzuar ankesat e 20 personave për të marrë pjesë si viktima në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ajo tha se personat mund të paraqesin sërish kërkesa në qoftë se ata i paraqesin informacione të reja trupit gjykues. Apelet janë dorëzuar nga dy mbrojtës që përfaqësojnë 20 personat të cilët u refuzuan kërkesat.

Sipas saj, trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) për miratimin e një procedure për rastet kur mund të dalë aspekti i vetë inkriminimit nga vet dëshmitari në bazë të rregullës 151. Griep tha se trupi gjykues është i mendimit se rregulla 43 dhe 151 të marra së bashku me paragrafin 97 v të urdhrit për zhvillimin e gjykimit e rregullojnë siç duhet aspektin e vet inkriminimit të mundshëm nga dëshmitarët në këtë fazë të procesit gjyqësor.

Griep tha se në bazë të rregullit 151 një dëshmitar mund të kundërshtojë të japë dëshmi që mund ta inkriminojë, megjithatë trupi gjykues mund të detyrojë një dëshmitar të dëshmojë, për shembull nëse dëshmitari do të japë dëshmi unike për çështjen gjyqësore. Ajo shtoi se në një rast të tillë, trupi gjykues duhet t’i japë garanci dëshmitarit se gjykata nuk do të veprojë lidhur me vet inkriminimin para dhënies së dëshmisë.


Post a Comment

0 Comments

Technology