Header Ads Widget

Ministria e Drejtësisë shkakton vështirësi kandidatëve të provimit të Jurisprudencës duke u kërkuar pagesën në mënyrë të menjëhershme në ditën e vetme të afatit të përcaktuar

 Ministria e Drejtësisë shkakton vështirësi kandidatëve të provimit të Jurisprudencës duke u kërkuar pagesën në mënyrë të menjëhershme në ditën e vetme të afatit të përcaktuar

Ministria e Drejtësisë ka detyruar 919 kandidatë për provimin e Jurisprudencës që të shkojnë në objektin e kësaj Ministrie për të marrë fletëpagesat e provimit dhe t'i kthejnë ato gjatë ditës, në vend që të mund të paguanin online dhe të dërgonin fletëpagesën më vonë.

Ministria njoftoi se provimi do të mbahet më 13 dhe 14 maj 2023, dhe afati i pagesës për provim dhe riprovim është vetëm më 10 maj 2023, duke filluar nga ora 9:00. Kandidatët duhet të marrin fletëpagesën në Ministrinë e Drejtësisë dhe të sjellin atë me vërtetim nga banka brenda afatit të përcaktuar.

Post a Comment

0 Comments

Technology