Ekspert ligjor për përkrahje në arbitrazhe vendore dhe në arbitrazhin e ICC- pjesa ligjit nacional (1 ekzekutues)
Telekomi i
Kosovës Sh. A.
Në
mbështetje të Ligjit Nr.03/L-212-Ligji i Punës, nenit 8, nenit 10, pika 2 (2.3)
dhe në mbështetje të dispozitave të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e
Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik (MPMS) Nr. 07/2017 të Republikës së
Kosovës, Telekomi i Kosovës SH. A.
shpallë:
KONKURS
PUBLIK
për Punë dhe
Detyra Specifike
Titulli i
punës:
Ekspert
ligjor për përkrahje në arbitrazhe vendore
dhe në arbitrazhin e ICC- pjesa ligjit nacional (1 ekzekutues)
Afati i fundit për aplikim:26.05.2022 (
Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017, neni 4.3, përcakton se, Konkursi Publik
mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit)
Përshkrimi i
punës, përgjegjësitë dhe detyrat profesionale:
– Mbështetë
stafin intern te Korporatës ne procesin e arbitrazhit qe zhvillohet sipas
rregullave te ICC- Paris dhe atë vetëm në pjesën e materies qe i referohet
aplikimit te ligjit nacional te R. Kosovës , ne këtë rast , procesin e
përgatitjes se shkresave dhe ndërlidhjes me ekspert ekstrën / konsulentët
kryesor te rastit.
– Mbështetja
e stafit intern në aksionet legale dhe në të gjitha fazat në procesin e
arbitrazhit nacional Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit sipas rregullave të
OEK Prishtinë;
– Mbështetja
e stafit intern në aksionet legale civile, penale dhe administrative në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Gjykatën
Supreme të Kosovës, Gjykatën e Apelit dhe gjykatat e rregullta;
– Asistimi i
stafit intern në dhënien e opinioneve legale në materie të kontratave
komerciale nga lëmia e telekomunikacionit dhe sferave tjera relevante për
punëdhënësin;
– Njohuri të
mira të përpilimit të raporteve informative të punëve për të gjitha strukturat e korporatës;
– Përgjigjet
Drejtorit të Punëve të Korporatës/Ligjore dhe punëdhënësit – direkt funksionit
te Kryeshefit Ekzekutiv të TK SHA;
– Kryerja e
punëve dhe detyrave të përkrahjes në standardet më të larta profesionale dhe
përgjegjësi maksimale në mbrojtjen e interesave të punëdhënësit;
– Përgjegjës
që veprimet legale të kryhen në afatet optimale sipas përcaktimit Ligjor, ose
afateve te indikuara/caktuara nga Gjykata ose arbitrazhi kompetent;
Aftësi
analitike për të kuptuar dhe shpjeguar ide dhe probleme të ndërlikuara në një
gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme;
Ekspertizë
në kërkimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, dhe ndikimin e
tyre në çështje të ngjashme;
– Sipas
nevojave për kryerjen e punëve eksperti i angazhuar duhet të punon nën presion
kohor dhe duke i respektuar kërkesat dhe afatet e parashtruara nga punëdhënësi
që nënkupton edhe angazhimin jashtë orarit të rregullt të punës.
-Punët tjera
sipas kërkesës se punëdhënësit
Kushtet dhe
kualifikimet për angazhimin në punë dhe detyra specifike:
– Përgatitja
profesionale universitare – jurist i diplomuar,
– Me përvojë
të mirë/dëshmuar profesionale së paku 5 vite në procese aksione legale,
posaçërisht arbitrazhe vendore dhe së
paku në 1 rast;
– Preferohet
provimi i jurisprudencës dhe
specializime përkatëse në arbitrazhe;
– E
domosdoshme përvoja e dëshmuar e
angazhimit në së paku 1 arbitrazh në arbitrazhet nacionale të Kosovës,
– E
preferueshme: përvojë e dëshmuar në Gjykata Ndërkombëtare, Gjykata Speciale,
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata
Nacionale Supreme dhe të Apelit,
Gjykatat speciale te BE ose shteteve anëtare
– Me
preferencë të lartë është njohje e
dëshmuar gjuhës angleze ose ndonjë gjuhë tjetër e BE-së – Njohja e mirë e
materies së raporteve komerciale-kontratave , kontratave me element të huaj,
përgatitja e opinioneve legale etj.,
– Njohje e
mire e tregut dhe Industrisë së Telekomunikacionit,
Aftësitë
tjera: Shkathtësi të forta
ndër-personale me aftësi për t’u ndihmuar grupeve të ndryshme drejtë
efikasitetit operativ, puna në ekip dhe puna nën presion janë të vlerës së
madhe për punëdhënësin, shkathtësi të forta analitike për zgjidhjen e
problemeve dhe aftësi organizative.
Periudha e
angazhimit bëhet me Kontratë për punë dhe detyra specifike për 120 ditë.
Pagesa bëhet
në bazë mujore sipas marrëveshjes në harmoni me vendimet interne te korporatës.
Mënyra e
aplikimit:
Kandidatet e
interesuar duhet ta plotësojnë Aplikacionin zyrtar për Punësim që merret në web
faqen zyrtare të internetit në adresën: www.kosovotelecom.com
Kandidatët,
aplikacionit duhet bashkëngjitur:
– Biografi
(CV);
– Letër
motivuese;
– Dëshminë
për kualifikimet arsimore (diplomë përkatëse) ;
– Dëshmitë
mbi përvojën e punës;
– Kopjet e
certifikatave/trajnimeve relevante të kryera (nëse ka);
Aplikacionet
duhet të dorëzohen në ndërtesën kryesore të Telekomit të Kosovës në Prishtinë,
Dardania, kati gjashtë, zyra e arkivit.
Afati i
fundit për aplikim është 15 ditë nga dita e publikimit, përkatësisht deri me
26.05.2022
Aplikacionet
mund të parashtrohen në njërën prej gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës.
Aplikacionet
e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta
refuzohen. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato
informata të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të
deklaruara, pa dëshmi).
Kandidatët
që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të ftohen në test/intervistë.
0 Comments