Header Ads Widget

Arrestohet personi që kishte kanosur zyrtarin policor në Facebook

 

Ferizaj- Një person 28-vjeçar është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës për kanosjen e një zyrtari policor përmes rrjetit social “Facebook”.

 

Njoftimi i Policisë tregon se më 16 prill 2023, Policia Rajonale e Ferizajt kishte marrë informacionin se një person i panjohur kishte kanosur një zyrtar policor përmes Facebook-ut.

 

Në lidhje me këtë rast, policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kishin nisur hetimet. Pas punëve intensive hetimore, mbledhjen e informacioneve në terren, hetuesit rajonal kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 10.05.2023 rreth orës 16:00 kanë arrestuar të dyshuarin A.A (M/K) i moshës 28 vjeçar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’.

 

Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se ka kryer kanosjen dhe me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

 

 

 

 

 

 

 

Post a Comment

0 Comments

Technology