Header Ads Widget

Ambasadori i Norvegjisë mbajti ligjëratë dhe diskutim me studentët e Fakultetit Juridik në Kosovë në Ditën e Kushtetutës së Norvegjisë

 Ambasadori i Norvegjisë mbajti ligjëratë dhe diskutim me studentët e Fakultetit Juridik në Kosovë në Ditën e Kushtetutës së Norvegjisë.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, zoti Jens Erik Grøndahl, ka mbajtur sot, më datë 10 Maj 2023, një ligjëratë dhe diskutim të hapur me studentët e Fakultetit Juridik. Ligjëratën e mbajti në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Norvegjisë, dhe trajtoi temën "On the Norwegian Constitution, rule of law and human rights". Gjatë ligjëratës, Ambasadori diskutoi historinë e zbatimit të Kushtetutës në Norvegji, praktikën, kompetencat dhe funksionimin e institucioneve norvegjeze, si dhe mësimet që mund të jenë për Kosovën si vend dhe demokraci e re.

 

Para se të mbajë ligjëratën, Ambasadori u prit nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Asoc.Dr. Avni Puka dhe stafi i fakultetit. Me këtë rast, Ambasadori u informua për aktivitetet e fakultetit, procesin e reformave, akreditimin e programeve, përfshirë programet në gjuhën angleze, mësimin klinik, bashkëpunimin ndërkombëtar me Universitetin e Oslo-s, mobilitetin e stafit, studentëve, dhe shumë aspekte të tjera.

 

Dekani i Fakultetit Juridik shprehu falënderimin e tij ndaj Ambasadorit për mbështetjen që Mbretëria e Norvegjisë ka ofruar për fushën e arsimit në Kosovë, dhe në veçanti për Fakultetin Juridik. Ky eveniment ishte një mundësi e rëndësishme për studentët e Fakultetit Juridik për të mësuar nga një ekspert i fushës së ligjit dhe për të bërë pyetje dhe diskutime të hapura me Ambasadorin e Norvegjisë.

Post a Comment

0 Comments

Technology