Prokurori Alex Whiting ka thënë se të akuzuarit kanë kryer krime për të fituar pushtet në Kosovë, ose nga frika se kauza e tyre do të minimizohej nga personat që perceptoheshin si kundërshtarë apo nga urrejtja dhe hakmarrja.
Këtë deklarim ai e tha në fjalën hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ai tha se katër të akuzuarit kanë qenë ushtarë por që kanë mbajtur poste të larta në UÇK-së dhe se të njëjtin kanë ndjekur një politikë të shënjestrimit të kundërshtarëve të ashtuquajtur ‘‘spiun’’.
Whiting tha se të njëjtin kanë qenë pjesë e artikulimit dhe zbatimit të kësaj politike.
Ai po ashtu tha se familjarët e këtyre njerëzve janë frikësuar se do t’i keqtrajtonin apo vrisnin ata sepse sipas tij e dinin si do të trajtoheshin kur etiketoheshin tradhtarë në Kosovë.
Ndërkaq tha se edhe disa ndërkombëtarë që nga viti 1998 e dinin se çfarë po ndodhte./Betimi për Drejtësi/
0 Comments