K O N K U R S
Studio Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”, me seli në Gjilan, Rr. “Abdullah Tahiri”, H-30, Kati i I-rë, Nr. 71, me Përmbarues Privat Sefer Sh. Arifi, i emëruar për territorin e Gjykatës Themelore në Gjilan. Zyra e Përmbaruesit Privat Sefer Sh. Arifi ofron mundёsi pёr zhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individёt me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs.
Ne kёrkojmё profesionist tё kualifikuar pёr pozitat, si nё vijim:
- ZYRTAR/E LIGJOR/E (1 pozitë);
- ASISTENT/E LIGJOR/E (1 pozitë) dhe
- PRAKTIKANT/E (1 pozitë)
Kualifikimet e kërkuara për Zyrtar/e Ligjor/e:
- Të ketë të përfunduar fakultetin juridik;
- Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
- Shkathtësi të avancuara komunikuese dhe për diskutim;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;
- I gatshëm të punoj nën presion të punës;
- Njohuri në Microsoft Office (word, excel, outlook etj.);
- Preferohet njohja e gjuhëve të huaja;
- Të ketë gatishmëri të punoj edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës;
Kualifikimet e kërkuara për Asistent/e Ligjor/e:
- Preferohet fakulteti juridik;
- Aftësi për përpilimim të dokumenteve të ndryshme;
- Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
- Preferohet përvojë pune (nuk është e domosdoshme);
- Shkathtësi komunikuese dhe për diskutim;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
- I/e gatshëm/e të punoj nën presion të punës;
- Të ketë gatishmëri të punoj edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës;
- Njohuri në Microsoft Office (word, excel, outlook);
- Preferohet njohja e gjuhëve të huaja;
Kualifikimet e kërkuara për Praktikant/e:
- Në përfundim të fakulteti juridik ose absolvent/e i/e fakultetit juridik;
- Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në, një letër motivimi si dhe një fotografi te kandidatit.
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: kastrati.a.valon@gmail.com ose dorëzimin e kopjës fizike në zyrën e Studios Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”, Adresa: “Abdullah Tahiri”, H-30, Kati i I-rë, Nr. 1, Gjilan.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.
Konkursi është i hapur deri më datë: 31.03.2023, ora: 24:00.
0 Comments