U.D.Kryetarja Memaj, priti në takim përfaqësues të
organizatës ROLAG
Prishtinë, 09 mars 2023 – U.d. Kryetarja e Gjykatës Supreme,
Mejreme Memaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës jo-qeveritare
Rule of Law Advisory Group – ROLAG, të cilët janë duke mbështetur Gjykatën
Supreme në politikën ndëshkimore.
U.d. Kryetarja Memaj, shprehu gatishmërinë për të vazhduar
bashkëpunimin me Rolag, në kuadër të implementimit të projektit të UNDP-së,
derisa drejtoresha ekzekutive e organizatës, Flakrina Osmani, bëri me dije
rrjedhën e implementimit të projektit deri më tani, duke renditur objektivat që
planifikojnë t’i arrijnë për këtë vit.
Gjykata Supreme, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, politikën ndëshkimore e ka vendosur si një ndër prioritetet kryesore.
0 Comments