Header Ads Widget

STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK RANGOHEN NË 5 EKIPET MË TË MIRA NË GARËN NDËRKOMBËTARE “PHILIP C. JESSUP INTERNATIONAL LAW MOOT COURT COMPETITION”

 STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK RANGOHEN NË 5 EKIPET MË TË MIRA NË GARËN NDËRKOMBËTARE “PHILIP C. JESSUP INTERNATIONAL LAW MOOT COURT COMPETITION”

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë marrë pjesë në rundet evropiane të garës prestigjioze për studentët e drejtësisë “Philip C. Jessup”, e cila është mbajtur në Gjenevë (Zvicër) me datë 9-11 mars 2023.
Në ketë garë, Ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik/UP (i përbërë nga studentët: Art Sylaj, Daorsa Berisha, Ernesa Shala, Lea Meraku dhe Diellza Mujaj - trajnere e ekipit) kanë arritur suskes të jashtëzakonshëm duke u ranguar në mesin e 5 ekipeve me të mira. Për më tepër, studentja Lea Meraku është shpërblyer me çmimin e oralistes së 4-të më të mirë në mesin e 60 pjesëmarrësve tjerë.
Kjo garë është në mesin e 3 garave me prestigjioze ndërkombëtare për studentët e drejtësisë në botë, ku Fakulteti Juridik (UP) përfaqësohet, e të cilat nga viti 2022 janë pjesë e programit të përhershëm të fakultetit.
I njëjti ekip përfaqësues i Fakultetit Juridik për garën “Philip C. Jessup” do të marë pjesë edhe në rundet finale që mbahen në Uashington D.C. (ShBA) nga 8-15 Prill 2023.
All re

Post a Comment

0 Comments

Technology