Header Ads Widget

Shteti i shpall "luftë" sistemit të përmbarimit, shkarkon edhe përmbaruesin Ilir Mulhaxha

 Është nënshkruar vendimi për pushim nga detyra të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, ngase të njëjtit i janë gjetur shkelje të disiplinave përgjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook.


“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore, pasi i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore, në kuadër të aktivitetit të tij, nuk i ka përmbajtur ligjit në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar ai.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.


Post a Comment

0 Comments

Technology