Header Ads Widget

Shpallet aktvendimi ndaj Lavdim Krasniqit dhe të tjerëve

Lavdim Krasniqi, ish-sekretar i Këshillit Prokurorial – KPK, është dënuar nga Gjykata me gjashtë muaj burgim dhe 8,000 euro gjobë.

Lavdim Krasniqi u gjet fajtor se nuk ka deklaruar pasurinë dhe dhuratat, kështu deklarimi i tij nuk ka përfshirë përfitimin e 40 mijë eurove që ka pranuar për shitjen e një banese dhe ka kryer veprën penale të mos deklarimit të pasurisë.

E akuzuara Marigona Berisha është gjetur fajtore nga Gjykata për falsifikim të dokumenteve dhe është dënuar me gjobë 5,000 euro.

Ardian Krasniqi u gjet fajtor për veprën penale keqpërdorim të detyrës. I njëjti u dënua 4 vite e 8 muaj burgim dhe 6,000 euro gjobë, dënim unik Ardian Krasniqit i ndalohet ushtrimi i funksionit publik.

Gjykata mori vendim që makina e tipit “T-Roc” i kthehet Marigona Berishës si pronare.

Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi janë liruar nga akuza për veprën penale të ushtrimit të ndikimit në cilësinë e personit zyrtar.

Lavdim Krasniqi, akuzohej nga Prokuroria e Shtetit për disa vepra të rënda penale. Aktakuza e tij ishte ngritur mbi një provë kryesore: një videoincizim ligjor të kryer nga Bashkim Mulolli, i shpallur dëshmitar bashkëpunues i Prokurorisë.

Pajisjet e incizimit ishin të Policisë së Kosovës.

Aty dëshmohej se si Krasniqi, ka ndërhyrë për ta ndihmuar këtë dënuar. Flitet për paratë që ka marrë dhe një veturë për asistenten, Marigona Krasniqi si dhe paratë për shkollimin e fëmijëve të Krasniqit.

Këto para, sipas Mulollit ia kishte dhënë shoferit të Lavdim Krasniqit, Ardian Krasniqi.

Por, në fund të vitit 2021, gjykata e kishte hedhur poshtë provën kryesore në gjykimin ndaj Krasniqit.

Në një aktvendim të nxjerrë të mërkurën, gjykata e miratoi ankesën e mbrojtjes së Lavdim Krasniqit, ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Post a Comment

0 Comments

Technology