Në bazë të nenit 3, paragrafi 2 të Rregullores nr. 06/2020 angazhimin e
Ofruesve të Shërbimeve (OSH) në procesin e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore
(NSH), Autoriteti i Likuidimit shpallë këtë:
Konkurs për Ofrues të Shërbimeve
Titulli i pozitës së punës
Ofrues i Shërbimeve / Arkiv
Kohëzgjatja e emërimit 5
mujor me mundësi vazhdimi
Paga (bruto) përfshirë kontributet e punëdhënësit: 450.00 Euro.
Nr. i kërkuar :
7 (shtatë), OSH për ZR të Prishtinës;
8 (tetë), OSH për ZR të Gjilanit;
5 (pesë), OSH për ZR të Pejës;
7 (shtatë), OSH për ZR të Prizrenit.
Data e njoftimit: 06/03/2023
Afati për aplikim: 13/03/2023
Institucioni Agjencia Kosovare e
Privatizimit (AKP)
Vendi i punës
Prishtinë, Gjilan, Pejë, Prizren.
Nr. i Referencës
06/03/2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Ofruesit e Shërbimeve do të jenë të angazhuar në “Projektin për
përzgjedhjen dhe rregullimin e lëndës arkivore, përgatitjen për transferim në
Arkivin kompetent, të dokumentacionit të Ndërmarrjeve Shoqërore të cilat janë
në Likuidim”.
Ofruesit e Shërbimeve ofrojnë të gjithë përkrahjen profesionale/teknike
në procesin e punëve të Arkivit të Zyrës Rajonale përkatëse, duke ofruar
mbështetje në rregullimin, përzgjedhjen dhe përgatitjen e dokumentacionit
arkivor për dorëzim në Arkivin kompetent, si dhe asgjësimin e dokumentacionit
të pavlershëm nën mbikëqyrje të komisionit të paracaktuar.
Kërkesat e përgjithshme
Bënë grumbullimin e dokumentacionit të një kategorie;
Përzgjedhë dokumentacionin sipas “Listës së kategorive me afate të
ruajtjes për Ndërmarrjet Shoqërore në Likuidim”;
Vendosë dokumentacionin e përzgjedhur në kuti arkivimi sipas procedurave
përkatëse;
Grumbullon dokumentacionin e pavlershëm, përpilon procesverbalin e
dokumentacionit në fjalë, bënë asgjësimin e tij nën mbikëqyrjen e komisionit
përkatës dhe sipas procedurave të parapara me Ligj.
Detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Të zotëroj kërkesat e përgjithshme formale
Diploma e shkollës së mesme e obligueshme.
Minimumi 2 vite përvojë punë në detyra të njëjta apo relevante;
Kërkesa specifike
Njohja e gjuhës serbe në të folur dhe shkruar, konkretisht njohja e
alfabetit cirilik do të konsiderohet përparësi.
Të dhëna shtesë rreth kushteve të punës;
Puna kryhet në një ambient specifik (Depo Arkivi), në shumë regjione
gjendet në periferi të qytetit;
Dokumentacioni me të cilin punohet është dokumentacion i vjetër, që
daton qysh nga themelimi i Ndërmarrjeve;
Të përzgjedhurit do të furnizohen me pajisje mbrojtëse kundër pluhurit (
maska dhe dorëza), të cilat janë të nevojshme për kryerjen e punës normale në
ambient specifik;
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Aplikacioni i punësimit, shkarkohet në portalin e rekrutimit elektronik
(https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33 );
Diploma e shkollës së mesme ose Universitare (nëse ka një të tillë);
Dëshmi për përvojën e punës;
Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar apo në procedurë penale.
Mënyra e Aplikimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar më së largu
me datë 13/03/2023, ne ora 16:00 në emalin punesimi@pak-ks.org.
Gjatë aplikimit duhet të specifikohet saktë se për cilën pozitë dhe për
cilin Regjion aplikoni.
Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar
Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së
largu deri më datën 24/03/2023,në portalin e rekrutimit elektronik
(https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33).
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes telefonit, SMS dhe portalit për rekrutimi elektronik
https://www.pak-ks.org
0 Comments