NJOFTIM: PROCESI I REKRUTIMIT DHE SELEKSIONIMIT PËR ZYRTAR POLICOR
SHPALLJA E REZULTATEVE / NJOFTIMI PËR FAZËN E TESTIMIT PSIKOLOGJIK DHE KONTROLLIMIT MJEKESORË
Bashkangjitur e gjeni listën e rezultateve meritore të kandidateve të suksesshëm të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtarë policor.
Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës 40%.
NJOFTIM: FAZA E TESTIMIT PSIKOLOGJIK DHE KONTROLLIMIT MJEKËSORE
Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore.
Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.
Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja nga Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente).
Kandidatët me vete duhet të kenë:
• Letërnjoftimin ose pasaportën valide
• Një laps kimik.
Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.
0 Comments