Header Ads Widget

MEMORANDUM SHPJEGUES PËR PROJEKT RREGULLORE NR. X/2023 PËR CERTIFIKIMIN E PËRKTHYESVE DHE INTERPRETEVE GJYQËSOR

Qëllimi i hartimit të aktit normativ: Përmes kësaj rregullore synohet të përcaktohen procedurat e certifikimit të interpreteve dhe përkthyesve gjyqësor, përfshirë, kriteret, shpalljen e konkursit, aplikimin, përzgjedhjen preliminare, vlerësimin dhe shpalljen e rezultateve të provimit me shkrim, si dhe të drejtën në ankesë.

Tutje, me këtë rregullore përcaktohet  edhe kompensimi për përkthyes dhe interpretë gjyqësor, largimi  tyre nga regjistri, si dhe e drejta e kërkesës së përkthyesit apo interpretit për rishikim të vendimit  të Këshilli  për heqje/ revokim  nga regjistri në Këshill.

Arsyetimi i aktit normativ:

Arsyeja e hartimit të  Rregullore Nr. X/ 2023 për Certifikimin e Përkthyesve dhe Interpreteve Gjyqësor, është tejkalimi i vështirësive dhe dilemave që janë hasur gjatë procedurës së certifikimit të përkthyesve dhe interpretove gjyqësor në praktikë gjatë  zbatimit të Rregullore Nr.07/2019  për Certifikimin e Interpreteve dhe Përkthyesve Gjyqësore dhe Rregullore Nr. 02/2022 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores Nr.07/2019 për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor aktualisht në fuqi.

Me këtë rregullore synohet përmirësimi i cilësisë së procedurës se certifikimit të përkthyesve dhe interpeteve gjyqësor, e cila do të ndihmoj parandalimin e gabimeve të mundshme që nga fillimi i procedurës e deri tek certifikimi i përkthyesve dhe interpreteve gjyqësor.

Më tej, rregullorja do të lehtësoj procesin e certifikimit,  i cili  do të arrihet përmes dhënies së udhëzimeve për kandidatët para nënshtrimit të provimit me shkrim dhe kjo do të ndihmoj në përmirësimin e kohës së përgatitjes së tyre për të bërë provimin me shkrim.

Kohëzgjatja e konsultimit publik

Përmes procesit të konsultimeve me publikun, synohet transparenca dhe ofrohet mundësia e pjesëmarrjes së publikut dhe palëve të interesuara në procesin e hartimit të draft  Rregullore Nr. X/2023 për Certifikimin e Përkthyesve dhe Interpreteve Gjyqësor.

Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.

Kohëzgjatja e konsultimit publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 23 mars 2023.

Informatat në lidhje me personin kontaktues për konsultim publik

 Të gjithë pjesëmarrësit e publikut dhe palët e interesuara  mund t’i japin komentet dhe sugjerimet e tyre brenda afatit të përcaktuar për konsultim publik për  këtë draft rregullore, përmes postës elektronike në këtë e-mail adresë: kgjk@rks-gov.net.

Shkarko Draft Rregulloren

 

 

Post a Comment

0 Comments

Technology