Kuvendi miratoi tri Projektligje të rëndësishme të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë
Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë, tri projektligje të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë:
Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale;
Projektligjin për Ekspertët Gjyqësor.
Sa i përket Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale,
ky Projektligj është në përputhshmëri me legjislacionin e Bashkimit Evropian, hartimi i së cilit derivon nga Agjenda Legjislative e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht nga Programi Legjislativ i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2022 dhe është paraprirë nga një analizë e gjerë e cila ka pasuar me miratimin e Koncept-dokumentit në Qeveri.
Projektligji ka për objektiv kryesor themelimin e një sistemi të centralizuar për regjistrimin dhe menaxhimin e evidencave penale, mbajtjen efektive e evidencës penale, e që është një shtyllë e rëndësishme e sistemeve të drejtësisë penale.
Projektligj do të sjellë një varg lehtësirash për qytetarët e Republikës sonë, të cilët përveç që do mund të pajisen me certifikatat online edhe do mund të realizojnë të drejtat e tyre për shlyerje nga evidencat penale, përkatësisht për rehabilitimin ligjor dhe gjyqësor në përputhje me afatet ligjore, si dhe do të mundësohet shlyerje automatike nga evidenca penale e të gjithë qytetarëve të cilët kanë arritur përudhen e rehabilitimet përkatësisht shlyerjes nga evidencat penale.
Qëllimi Projektligjit për Konflikte Administrative është që të sigurojë mbrojtjen gjyqësore të të drejtave subjektive dhe interesave të ligjshme të subjekteve të së drejtës kundër veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme të kryera gjatë ushtrimit të autoritetit publik si dhe ligjshmërinë në ushtrimin e këtij autoriteti.
Me këtë Projektligj harmonizohet aspekti ligjor i procedurave administrative ngase i njëjti reflekton ndryshimet e bëra më herët me Ligjin e Procedurës së Përgjithshme Administrative, po ashtu është edhe pjesë e obligimeve të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).
Projektligji për Ekspertët Gjyqësor do të kontribuojë në ngritjen e standardit të funksionimit të ekspertëve në domenin juridik.
Ekspertët do të licencohen nga Ministria e Drejtësisë në një procedurë të qartë, po ashtu Ministria do të jetë përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen e punës si dhe disiplinimin e tyre.
0 Comments