Kur është miratuar Konventa?
Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, e njohur si “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, u çel për nënshkrim në Romë më 4 nëntor 1950 dhe hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Konventa konkretizoi disa të drejta të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe themeloi një organ gjyqësor ndërkombëtar kompetent për të marrë vendime kundër Shteteve që nuk i përmbushin detyrimet e tyre.
0 Comments