Header Ads Widget

Kryetari Totaj, takoi kryesuesin e KGJK Zogaj, kryetarin e Komisionit për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi gjyqtarin Shala si dhe ekspertin nga USAID John Ferry.

 

Kryetari Totaj, takoi kryesuesin e KGJK Zogaj, kryetarin e Komisionit për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi gjyqtarin Shala si dhe ekspertin nga USAID John Ferry.

Prishtinë, 16 mars 2023 – Kryetari i gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj priti në takim kryesuesin e KGJK Albert Zogaj së bashku me kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, gjyqtarin Afrim Shala, si dhe ekspertin nga USAID John Ferry.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025, si dhe sfidat dhe detyrimet që burojnë nga ky Plan Strategjik.

Në takim morën pjesë edhe përgjegjësit e Departamentit të Përgjithshëm, konkretisht nga divizioni penal, gjyqtari Ferit Osmani, nga divizioni civil, gjyqtari Gani Avdiu, si dhe udhëheqësja e Departamentit për Çështje Administrative, gjyqtarja Delushe Halimi.

Me këtë rast Kryetari Totaj, shprehu gadishmërinë drejt vazhdimit të bashkëpunimit, me qëllim që përmes pritoriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Post a Comment

0 Comments

Technology