Header Ads Widget

Hapet zyra e re noteriale ne Komunën e Istogut

Hapet zyra e re noteriale ne Komunën e Istogut
Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi noterin Shpend Haskaj në zyrën e re noteriale në Istog.
Istogu është një nga gjashtë komunat e mbetura pa noter për të cilat ministrja Haxhiu ka nxjerrë vendime obliguese për noterët e komunave më të afërta, si z. Haskaj që është noter në Pejë dhe i autorizuar për Istog, për hapjen e zyrave noteriale të përkohshme në këto komuna dhe ofrimin e shërbimeve noteriale për një ose dy ditë gjatë javës.
Gjatë pritjes në vizitë prezent ishte edhe Kryetari i Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, Aliriza Beshi, të cilin ministrja Haxhiu e falënderoi për gatishmërinë e tij dhe të Odës për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë në ofrimin e kësaj zgjidhjeje të përkohshme për periudhën kalimtare deri në emërimin e noterëve të rinj, përkatësisht plotësimin e shërbimit noterial në Republikën e Kosovës.

All reacti

Post a Comment

0 Comments

Technology