Header Ads Widget

Gjykata Themelore në Ferizaj merr çmimin “Gjykata më Transparente për vitin 2022”.

Gjykata Themelore në Ferizaj merr çmimin “Gjykata më Transparente për vitin 2022”.
Ferizaj, 31 mars 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka pranuar çmimin “Gjykata më Transparente në Kosovë”. Çmimi është ndarë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byros Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL) në bashkëpunim me Lëvizjen FOL të cilët kanë monitoruar procesin e publikimit të aktgjykimeve në gjykatat e Republikës së Kosovës.
Të pranishëm në këtë organizim ishin: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Tamara Greig, Drejtoresh e INL në Kosovë - Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byros Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit, si dhe kryetarët të Gjykatave Themelore në nivel vendi.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj dhe Tamara Greig, Drejtoresh e INL në Kosovë, me nga një fjalë rasti kanë vlerësuar lartë rëndësinë e transparencës së punës së gjykatave përmes publikimit të vendimeve gjyqësore.
Çmimi i Transparencës, është pranuar nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, i cili krahas falenderimit për vlerësimin e punës së gjykatës theksoi se ky çmim i dedikohet të gjithë stafit të Gjykatës Themelore në Ferizaj duke shtuar se ky çmim do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e mëtutjeshëm të rritjes së transparences dhe llogaridhëniës.

All

Post a Comment

0 Comments

Technology