Cilat janë etapat e procedurës para Gjykatës?
Në shqyrtimin e çështjeve të sjella para Gjykatës ka dy faza kryesore: faza e pranueshmërisë dhe faza e shqyrtimit të themelit (d.m.th. shqyrtimi i ankesave që janë ngritur nga ankuesi). Kërkesa kalon nëpër disa etapa. Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar e shpall kërkesën të papranueshme kur papranueshmëria duket qartë që në fillim. Vendimet e këtij gjyqtari nuk mund të ankimohen. Komiteti merr vendim për një çështje që mbulohet nga një praktikë e unifikuar e Gjykatës. Dhoma i komunikon çështjen qeverisë së paditur dhe e fton të paraqesë vëzhgimet e saj. Vëzhgimet këmbehen midis palëve. Pastaj Gjykata vendos nëse është e nevojshme të zhvillojë një seancë publike lidhur me çështjen. Seancat publike, duke parë numrin e kërkesave të shqyrtuara nga Gjykata, bëhen vetëm në raste përjashtimore. Në fund, Dhoma shpall vendimin, i cili bëhet përfundimtar vetëm pas kalimit të periudhës tre-mujore gjatë së cilës kërkuesi ose qeveria mund të kërkojnë kalimin e çështjes në Dhomën e Madhe për një shqyrtim të ri. Nëse kërkesa për kalimin e çështjes pranohet nga kolegji i Dhomës së Madhe, çështja rishqyrtohet dhe, nëse është e nevojshme, zhvillohet një seancë publike. Vendimi i Dhomës së Madhe është i formës së prerë.
0 Comments