Header Ads Widget

Amendamentet Kushtetuese për vetingun dërgohen në Kushtuetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se ka dërguar në Kushtetuese ndryshimet e propozuara lidhur me Vetingun.

Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë, sot, i kam përcjellur amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
I falënderoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët tanë dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

Post a Comment

0 Comments

Technology