Header Ads Widget

A evoluon Konventa?

 A evoluon Konventa? 


Po. Konventa evoluon veçanërisht nëpërmjet interpretimit që i bën dispozitave të saj Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nëpërmjet jurisprudencës së saj, Gjykata e ka kthyer Konventën në një instrument të gjallë. Në këtë mënyrë ajo i ka zgjeruar të drejtat e ofruara dhe i ka zbatuar ato për situata që nuk ishin të parashikueshme në kohën kur u miratua Konventa. Po ashtu, Konventa evoluon nëpërmjet protokolleve të saj të cilat i kanë shtuar të drejta të reja. Për shembull, kjo ka ndodhur në korrik 2003, me Protokollin nr. 13 për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat, ose në prill 2005, me Protokollin nr. 12 për mos-diskriminimin.

Post a Comment

0 Comments

Technology