Thirrje për
punë praktike në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë
06.02.2023, 14:59
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) i fton të
gjithë studentët (të vitit të tretë dhe të katërt të studimeve) të Fakultetit
Juridik (publik dhe kolegjeve private), që të aplikojnë për punë praktike në
monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë. Kohëzgjatja e praktikës
do të jetë prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.
Gjatë periudhës së praktikës, studentë do të kenë mundësi që
të marrin pjesë dhe të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë
gjykatave të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe të mësojnë
më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDHK.
FDHK do t’i mbulojë shpenzimet e studentëve të cilët do të
angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.
Dokumentet e nevojshme:
·
CV
·
Letër
motivuese
·
Çertifikata
e notave
·
Si të aplikoj:
·
Studentët
e interesuar duhet t’i dërgojnë dokumentet e kërkuara në email-in
office@hlc-kosovo.org.
·
Vetëm
studentët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
·
Kriteret për zgjedhjen e kandidatëve:
·
Studentët
duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në
Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të
cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të
kenë përparësi;
·
Studenti/ja
duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;
·
Nota
mesatare duhet të jetë mbi 7.5;
·
Njohja
e gjuhës serbe dhe angleze është një përparësi;
·
Studentët
të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga
komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.
Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur
që t’i drejtoheni Nesa Kepuska përmes email-it
nesa@hlc-kosovo.org.
Afati
i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 24 Shkurt 2023.
0 Comments