Header Ads Widget

"Super Puna" pagë deri në 264 euro të paguara nga qeveria

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë lansimit të Platformës "Super Puna" ka deklaruar se ajo është përgjegjësi dhe angazhim i programit të Qeverisë. Ai ka nënvizuar se Qeveria ka hartuar politika për të nxitur punësimin dhe qasjen në tregun e punës, si dhe për të siguruar drejtësi sociale. Kurti ka deklaruar se "po ndërtojmë një fuqi punëtore të aftë, e cila do të rrisë ekonominë e vendit". Nëpërmjet platformës "Super Puna", Qeveria do të subvencionojë 264 Euro për pagën minimale gjatë 6 muajve të parë të punësimit. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria synon të punësojë rreth 10 mijë të rinj brenda vitit të parë të lansimit të platformës. Platforma do të jetë online dhe e qasshme për bizneset dhe të rinjtë që kanë nevojë për punë.


Post a Comment

0 Comments

Technology