Deputeti i VV-së, Haki Abazi do të intervistohet nga Prokuroria Speciale, për deklaratat e tij në rastin Dehari.
Këtë e ka konfirmuar Abazi për Indeksonline gjatë ditës. “Sot në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë.
Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, pati deklaruar Abazi në konferencën e 16 shkurtit.
0 Comments