Çfarë është një ankesë?
Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me shkelje të mundshme të kushteve të licencës për transmetim, Kodit të Sjelljes për Shërbime Mediale Audiovizuele, akteve nënligjore të KPM-së. Çështjet më të rëndomta të ankesës janë drejtësia apo saktësia e një programi të transmetuar apo interferencat e sinjalit transmetues të një subjekti transmetues me tjetrin. Procedimi i ankesave të tilla nuk duhet të ngatërrohet me censurimin. KPM-ja nuk mund t'i tregoi mediumit se çka ata duhet apo nuk duhet të transmetojnë. Rregulloret e KPM-së thjesht kërkojnë nga mediat Kosovare t'i përkrahin standardet evropiane të profesionalizmit. Kjo do të thotë se çështjet duhet të prezantohen nga të gjitha anët, në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Mediat gjithashtu duhet të përmbahen nga transmetimi i materialit që mund të rrezikoj sigurinë e një individi, apo që përmban rrezik të madh të kërcënimit të rendit publike, siç mund të jetë nxitja e dhunës.
Kush mund të dorëzojë ankesë?
Komisioni i Pavarur i Mediave monitoron transmetimet e shërbimeve mediale audio-vizuale Kosovare dhe mund të inicioj ankesën e vet exofficio nëse beson që ndonjë nga rregulloret e saj është shkelur. Megjithatë, KPM kryesisht mbështetet te publiku i cili i tregon për problemet duke dorëzuar ankesa. Çdo person apo organizatë në Kosovë mund të parashtroj një ankesë. Pasi që ankesa të jetë parashtruar zyrtarisht, procedura ligjore është e njëjtë pavarësisht nëse është parashtruar nga një qytetar apo ex-officio.
dokumenti i plotë: http://presscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2015/04/E_drejta_per_ankese.pdf
0 Comments