Header Ads Widget

Rektori Qerimi shperblen me mirënjohje dy studentet vullnetare

 Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, priti në takim dy studentet e Fakultetit të Arteve të drejtimit Dizajn Grafik, Dea Susuri dhe Bleona Metaj, të cilat vullnetarisht dizajnuan numrin e tretë të revistës “Karriera”.

Me këtë rast, rektori shprehu falënderimin për kontributin e përkushtimin vullnetar të studenteve dhe vlerësoi lart modelin e vullnetarizmit që promovon Qendra për Zhvillim të Karrierës në UP. 

“Jam më se i lumtur që po ju takoj, për t’ju falënderuar drejtpërdrejt për kontributin tuaj në realizimin e dizajnit të revistës ‘Karriera’. Universiteti i Prishtinës vlerëson lart angazhimin tuaj në projekte vullnetare, siç është rasti i modelit të punës vullnetare, që mundësohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës”, u shpreh rektori.

Me këtë rast, rektori edhe ndau mirënjohje për dy studentet në fjalë.

Studentet falënderuan rektorin për mikpritjen dhe për vlerësimin e punës së tyre me mirënjohje. Ato treguan për rëndësinë që ka pasur ky angazhim vullnetar për zhvillimin e tyre personal e profesional, si dhe qasje në tregun e punës. 

I pranishëm në takim ishte edhe stafi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, njëkohësisht redaktorët e revistës “Karriera”, znj. Elmedina Nikoçeviq-Kurti dhe z. Shkumbin Tafilaj, të cilët treguan për projektet e ardhshme të QZhK-së që parashikojnë vetëdijesimin e studentëve rreth rëndësisë së vullnetarizmit.   

Post a Comment

0 Comments

Technology