Pyetje të bëra shpesh nga punëdhënësit

Si mund të regjistrohem si punëdhënës në superpuna?

Regjistrimi si punëdhënës bëhet përmes vegëzës:
https://superpuna.rks-gov.net/employer/register

Jam regjistruar si biznes, mirëpo gjatë regjistrimit nuk kam dhënë email kurse për t'u kyçur kërkohet emaili?

Email-i konfirmues dërgohet automatikisht në email të cilin kompania juaj e ka në ARBK. Me verifikimin e këtij emaili ju drejtoheni te profili juaj në superpuna.

Nuk kam pasur email në ARBK dhe tash nuk mund të konfirmoj regjistrimin tim, si duhet te veproj tutje?

Ekipi teknik është duke punuar që së shpejti të ofrohet zgjidhje për rastet e tilla specifike. Sapo të arrijmë në një zgjidhje, të gjitha bizneset që janë në proces të regjistrimit do të njoftohen.

Gjatë regjistrimit kërkohet faqja e internetit, mirëpo biznesi ynë nuk ka faqe në internet, si mund ta plotësojë atë fushë?

Nëse ju nuk keni faqe të internetit, atëherë në atë fushë mund të vendosni vegëzën e ndonjë medie sociale të kompanisë, psh. Facebook, Instagram, LinkedIn.

A jam i obliguar që si biznes të shtoj pagën mbi subvencionimin e Qeverisë?

Bizneset nuk janë të obliguara që të shtojnë pagën mbi subvencionimin e Qeverisë, mirëpo ne e rekomandojmë një gjë të tillë nëse doni të tërhiqni më shumë aplikantë.

Sa punëtorë mund të angazhoj përmes platformës superpuna?

Përmes superpuna ju mund të angazhoni deri në 30% të numrit të punëtorëve tuaj aktualë (punëtorët që keni me pagë nën 264 euro, nuk llogariten). Pra, nëse keni 10 punëtorë përmes superpuna mund të angazhoni edhe 3 punëtorë të rinj.

Jam biznes i vogël me vetëm 2 punëtor, a mund të angazhoj punëtor përmes superpuna?

Po, çdo biznes mund të angazhoj së paku 1 punëtor përmes superpuna.

A kalon subvencionimi i Qeverisë në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?

Subvencionimi nga Qeveria kalon në llogarinë bankare të biznesit, pasi ju të keni paguar pagën e punëtorit.

Kam pranuar gabimisht një punëtor në superpuna, si mund të e shkëpus marrëdhënien e punës?

Në rast se keni pranuar një punëtor gabimisht përmes superpuna, atëherë ju mund të klikoni "Përfundo" te marrëdhënia e punës dhe të rihapni sërisht shpalljen e punës.

Kam nënshkruar kontratën e punës me punëtorin e përzgjedhur përmes superpuna. A duhet që ta përcjelli kontratën në Ministrinë tuaj?

Jo, kontratat nuk duhet të përcjellen në Ministri, ngase superpuna bën verifikimin e punësimit me të dhënat e deklarimit të punëtorëve në ATK.

A është subvencionimi nga Qeveria në vlerë 264 euro bruto apo neto?

Subvencionimi prej 264 është në vlerë bruto.
0 Comments