Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti ceremoninë e Betimit Solemn, ku para Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi, dhanë betimin 24 avokatë të rinjë si dhe 27 praktikantë të avokatisë.
Ceremoninë e betimit e udhëhoqi z. Besim Curri – Drejtor Ekzekutiv, derisa Kryetari Ejupi në fjalimin e tij, fillimisht avokatëve dhe praktikantëve të rinjë i’u uroi shumë suksese, derisa theksoj se të jesh avokat dhe të përfaqësosh/mbrosh interesat e qytetarëve është përgjegjësi dhe nderë për secilin avokat. Më tutje Kryetari theksoj se për aq sa avokatia është një profesion fisnik është gjithashtu mision sfidues në përpjekje për të balancuar interesin e përgjithshëm me interesin e qytetarëve, gjithmonë nëse kemi parasysh se sistemi i drejtësisë, efikasiteti dhe efektiviteti janë ose mbeten interes i të gjithë neve.
Me një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtuan edhe panelistët znj. Besmira Hoti, Agron Curri dhe Miranda Haxhiu, të cilët pasi uruan avokatët dhe praktikantët e rinjë hyrjen në profesionin e ri, të njëjtëve i’u uruan edhe shumë suksese, e duke theksuar edhe aspektin sfidues që ka profesioni i avokatit.
Vlenë të theksohet se pjesë e kësaj gjenerate e cila dha betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, betimin e dha edhe znj. Albulena Ukimeraj e cila ishte zyrtare e Odës për 12 vite e të cilës Oda e Avokatëve të Kosovës, i dëshiron sukses në profesionin e ri.
Në këtë ceremoni si mysafir morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, të cilët ishin dëshmitarë të Betimit, të cilin e dhanë para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i’u dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve në ushtrimin e profesionit të ri.
0 Comments