Në Gjykatën Themelore të Prishtinës përfunduan praktikën njëvjeçare 57 juristë
Prishtinë 24 shkurt 2023 - Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë përfunduar praktikën një vjeçare praktikantët e kësaj gjykate.
Në ceremoninë e organizuar, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama iu uroj praktikantëve suksese në vazhdim dhe i falënderoj për angazhimin, përkushtimin dhe ndihmën që kanë ofruar ata përgjatë një viti pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe degëve të saj në Podujevë, Lipjan dhe Gllogoc.
Po ashtu edhe Administratori i kësaj gjykate z.Shaban Gërxhaliu ka falënderuar praktikantët, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese në karrierën e tyre profesionale.
Në fund të ceremonisë për juristët të cilët përfunduan praktikën një vjeçare, ju ndan çertifikata në shenjë mirënjohje për përfundimin me sukses të praktikës në këtë gjykatë.
0 Comments