Për sot kemi zgjedhur një koleksion përfaqësues të mençurisë së trashëguar nga kontinenti i vjetër. Ato flasin aq mençurisht bukur për gjërat më të rëndësishme në jetën e një njeriu, dashurinë, jetën, punën, karakterin, miqësinë, pasurinë, bukurinë.
Si gjithnjë, në përfundim të leximit mos harroni të na thoni cilën prej thënieve afrikane mëposhtë pëlqyet apo vlerësuat më së shumti. Ne i lexojmë të gjitha komentet tuaja, ndaj jemi në pritje dhe kureshtarë.
Ne dëshirojmë t’u lëmë trashëgim dy gjëra fëmijëve tanë; e para janë rrënjët, tjetra janë krahët.
Ju gjithmonë mësoni shumë më tepër kur humbni sesa kur fitoni.
Gjërat e bukura nuk janë kurrë perfekte.
Mençuria është pasuri.
Të humbasësh është të mësosh rrugën.
Një diamant nuk e humb vlerën e tij për shkak të mungesës së admirimit.
Midis miqve të vërtetë, edhe uji i pirë së bashku është mjaft i ëmbël.
Aty ku ulesh kur je plakur tregon se ku ke qëndruar kur ke qenë i ri.
Pasurisë, nëse e përdor, i vjen fundi; të mësuarit, nëse e përdor, rritet.
Nëse ka karakter, shëmtia bëhet bukuri; nëse nuk ka, bukuria bëhet e shëmtuar.
Ka shumë lule shumëngjyrëshe në rrugën e jetës, por më të bukurat kanë gjembat më të mprehtë.
Ai që e do një person të shëmtuar është ai që e bën atë të bukur.
Mësimi në rini është si gdhendja në gur.
Nëse martohesh me një majmun për paratë e tij, paratë do të ikin dhe majmuni do të mbetet i njëjtë.
Shpifjet pranë përroit do të dëgjohen nga bretkosat.
Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të sjellë ndonjë ndryshim, nuk e keni kaluar natën me një mushkonjë.
T’i tregosh një sekret një personi të padenjë është si të mbash grurë në një thes me një vrimë në të.
Dituria është si një pemë baobab; askush nuk mund ta përqafojë atë.
Dashuria është si një fëmijë: duhet trajtuar me butësi.
Përkushtimi i sjellshëm i një gruaje është bukuria e saj më e madhe.
Një mik është dikush që e njeh këngën në zemrën tënde dhe mund ta këndojë përsëri kur ti ke harruar fjalët.
Nëse jeni të mbushur me krenari, atëherë nuk do të keni vend për mençuri.
Nëse doni të ecni shpejt, shkoni vetëm. Nëse doni të shkoni larg, shkoni së bashku.
Nëse burrat betohen se duan t’ju bëjnë keq kur jeni në gjumë, ju mund të shkoni të flini. Nëse gratë thonë kështu, rrini zgjuar.
Kur një plak vdes, një bibliotekë digjet deri në tokë.
Veshët që nuk dëgjojnë këshilla, shoqërojnë kokën kur të pritet.
Në momentin e krizës, të mençurit ndërtojnë ura, dhe budallenjtë ndërtojnë diga.
Zemra e të urtit qëndron e qetë si uji i kulluar.
Jo të gjithë ata që e ndoqën zebrën e kapën, por ai që e kapi e ndoqi atë.
Budallai flet, i mençuri dëgjon.
Nuk ka bukuri, por bukuri të veprimit.
Duke u zvarritur një fëmijë mëson të qëndrojë në këmbë.
Të jesh pa mik do të thotë të jesh vërtet i varfër.
Uniteti është forcë, ndarja është dobësi.
Një fëmijë duhet ndëshkuar herën e parë që ai vjen në shtëpi me një vezë të vjedhur. Përndryshe, ditën që të kthehet në shtëpi me një ka të vjedhur, do të jetë shumë vonë.
Shëmtimi me karakter të mirë është më i mirë se bukuria.
Nëse edukon një njeri, edukon një person. Nëse edukon një grua, edukon një familje të tërë.
Një njeri që përdor forcën ka frikë nga arsyetimi.
E qeshura e një fëmije ndriçon shtëpinë.
Pavarësisht sa i gjatë ishte gjyshi juaj, ju duhet ta bëni vetë rritjen tuaj.
Kur bariu vjen në shtëpi i qetë, qumështi është i ëmbël.
Vetëm një budalla provon thellësinë e një lumi me të dyja këmbët.
Zogu i ri nuk këndon derisa të dëgjojë të vjetrit.
Ai që u shkakton të tjerëve fatkeqësi, u mëson atyre edhe mençurinë.
Ju mësoni se si të prisni pemë duke i prerë ato.
Asnjëherë mos i beso një gruaje që ka bërë dashuri me armikun tënd.
Nëse të afërmit ndihmojnë njëri-tjetrin, çfarë e keqe mund t’i lëndojë ata?
Një shtëpi pa grua është si një hambar pa bagëti.
Këshilloje dhe këshilloje atë, nëse ai refuzon të dëgjojë, atëherë le ta mësojë fatkeqësia.
Dituria është si zjarri. Njerëzit e marrin atë nga të tjerët.
Fëmijët janë shpërblimi i jetës.
Një ushtri delesh e udhëhequr nga një luan mund të mposhtë një ushtri luanësh të udhëhequr nga një dele.
Bukuria e një gruaje nuk fshihet në fytyrën e saj.
Duhet një fshat për të rritur një fëmijë.
Nuk ia mësoni dot shtigjet e pyllit një gorille të vjetër.
Nëse shihni se një qytet respekton një viç, atëherë prisni barin dhe ushqejeni atë.
0 Comments