Header Ads Widget

Ndërgjegjja si inspirim hyjnor

 Ndergjegjja eshte aparatura, qe jep alarmin, kur bie morali i njeriut. Ndergjegja eshte ai zeri i brendshem qe na shoqeron pergjate jetes per te ndare te miren nga e keqja. Ndergjegja eshte nje ceshtje e diskutuar nga filozofe e psikologe te ndryshem, madje qe ne lashtesi. Aristoteli e quan ndergjegjen produkt te mendjes njerezore dhe cdo gje brenda njeriut eshte produkt materialist. Dekartes me pohimin e tij te famshem (Une mendoj, prandaj une jam) na le te nenkuptojme se mendimi apo vetedija jone eshte pjese e vete ekzistences. Frojdi e konsideronte ndergjegjen si rrjedhim i mbiunit tone. William James e krahason ndergjegjen me nje lume qe rrjedh, i cili eshte aktiv dhe zgjuar perhere. Ciceroni e konsideron ndergjegjen nje ze te brendshem keshillues dhe qortues . Ndersa Emanuel Kant thote: "Ka nje Gjykate ne te cilen njeriu e ndjen se ndodhet ne te, ajo eshte Ndergjegja."


Duke marre parasysh qe njeriu ne vetvete formesohet nga materia dhe atributi shpirteror, atehere edhe ndergjegja, duhet te jete nje produkt i te dyjave. Ne fakt nen driten e ketyre te dyjave shikohet dhe ne aspektin e besimit. Si Bibla apo Kurani e shohin ndergjegjen si nje ze te brendshem i cili e shoqeron njeriun deri ne vdekjen e tij. A eshte ndergjegja ceshtje vetem mendore apo lidhet dhe me shpirtin? Po me kujtohet nje hadith tani si me poshte: Kur e pyeten profetin (a.s), se ç`eshte puna e mire dhe ç`eshte puna e keqe? Ai (a.s) tha: “Puna e mire eshte ajo, me te cilen nefsi* ndjehet rehat dhe shpirti eshte i qete. Puna e keqe eshte ajo, me te cilen nefsi* nuk ndihet rehat dhe shpirti nuk eshte i qete”.

Ndergjegja po ashtu ne nje hadith tjeter pershkruhet si qender e engjejve dhe e djallit. “Njeriut i afrohen engjejt edhe djalli. Djalli i afrohet per t’a shtyre ne te keqia dhe mohim te se vertetes. Kurse engjejt i afrohen per t’a shtyre ne te mire dhe ne te verteten. Kush e ndjek deshiren e mire, le ta dije se eshte prej Zotit, e le t’a falenderoje Ate. Kush ndjen tjetren(deshiren e keqe) le te mbeshtetet tek Zoti dhe te kerkoje mbrojtje nga djalli”. Ndergjegja ne Kuran, shpesh referohet dhe me emrin “kalb” zemer. Pra, qe nenkupton se lidhet me ndjeshmerine e njeriut.

Post a Comment

0 Comments

Technology