Ministrja Haxhiu: Ndryshimi i Rregullores për Organizim të Brendshëm të MD-së ka për qëllim të rris efikasitetin dhe transparencën
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në punëtorinë për finalizimin e Projekt-Rregullores për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizim të vendeve të punës në Ministrinë e Drejtësisë.
Drafti i kësaj rregullore sipas ministres Haxhiu ka ardhur pas një pune intensive të grupeve punues për çka shprehu gatishmërinë për për të kontribuuar dhe mbështetur në finalizim sa më të shpejtë.
Ministrja Haxhiu falënderoi për mbështetje ekspertët e programit EUKOJUST për hartimin e Projekt-Rregullores për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizim të vendeve të punës për Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo rregullore parasheh 8 departamente, 27 divizione dhe 7 agjenci ekzekutive, sipas kësaj rregullore.
0 Comments