Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është mbajtur testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë.
Procesi ka filluar me shpalljen e konkursit për procedurën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së bashkëpunëtorëve profesionalë me vendim të KGJK.nr.512/2022, të datës 27 dhjetor 2022.
Në kuadër të këtij procesi rekrutues të dyzet (40) bashkëpunëtorëve profesionalë në gjykatat themelore morën pjesë 91 kandidatë, prej tyre 56 femra dhe 35 meshkuj.
Kryetari i Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e testit me shkrim, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, me ç’rast gjatë fjalës së rastit iu ka uruar suksese kandidatëve në këtë proces rekrutues.
Po ashtu, në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.
Testi me shkrim për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, që përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve, të cilin Këshilli Gjyqësor i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara.
0 Comments