Gazeta e njohur franceze ‘Le Parisien’, ka dhënë detaje të reja në lidhje me klubin dhe arrestimet e kryera në Francë, ku në qendër të skandalit është klubi i Llapit.
Sipas Le Parisien në këtë skandal të përfshirë janë drejtuesit e klubit, anëtarët e stafit teknik dhe disa lojtarë.
Gjithmonë sipas mediumit francez, se nën presionin e drejtueseve të klubit, disa lojtarë të kësaj skuadre kishin rënë dakord që të ‘ngadalësonin’ ritmin për të marrë rezultate negative të planifikuara paraprakisht, duke i luajtur ato në bastore.
Bastet u luajtën në Francë, duke vënë baste me shuma të mëdha në faqen e Française des jeux.
Shuma e fitimeve të realizuara në këtë mënyrë gjatë vitit 2022 do të arrinte në të paktën 360,000 euro.
Një pjesë e këtyre parave janë kthyer në Kosovë dhe madje në arkën e klubit përmes një prej sponsorëve të tij.
Gjithçka përfundoi kur Française des jeux vendosi të pezullonte pagesat pasi zbuloi baste të dyshimta në një nga këto ndeshje. Française des jeux ka bërë denoncim në kuadër të kësaj çështjeje.
Midis nëntë personave të arrestuar mëngjesin e së martës, veçanërisht në Dijon dhe Mulhouse, pesë prej tyre u vunë në paraburgim nga policia. /Telegrafi/
0 Comments