Header Ads Widget

KGJK mban takimin e 305-të

 Prishtinë, 23.02.2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 305-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës:


  • KGJK ka miratuar ndryshimin e Planit të Punës së Gjykatës Themelore në Pejë për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.52/23, të datës 20 shkurt 2023;
  • Këshilli miratoi shpalljen e njoftimit për zgjatjen e afatit për kryerjen e pagesës prej 250€, nga ekspertët gjyqësor të cilët gjendën në listën e miratuar nga Këshilli Gjyqësor, me datë 27 dhjetor 2022. Afati për zgjatjen e kryerjes së pagesës është nga data 23 shkurt 2023 deri më 10 mars 2023, në objektin e KGJK-së;
  • KGJK miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë, me ç’rast u themelua komisioni vlerësues i cili do të bëjë intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë;
  • Anëtarët miratuan kërkesën e gjyqtarit në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës së Apelit, Burim Ademi, për lirim nga detyra e koordinatorit të lëndëve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Po ashtu, Këshilli ka caktuar gjyqtarin e Gjykatës Supreme dhe kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, Afrim Shala, anëtar të grupit për trajtimin e çështjeve si në vijim:

-Lëndët e shënjestruara në mekanizmin përcjellës dhe
-Ekstremizmin e dhunshëm dhe zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftimin e Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor.

Post a Comment

0 Comments

Technology