Header Ads Widget

Dyfishohet pagesa e tatimeve nga estrada për vitin 2022

 Dyfishohet pagesa e tatimeve nga estrada për vitin 2022

🪩Bazuar në të dhënat e sistemit elektronik të ATK-së, rezulton se: qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milion euro, kurse në 2022 është 20.9 milion euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për 2022 janë afro 2 milion euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100%.
🎼Duke pasur parasysh se shumica e këtyre tatimpaguesve janë te regjistruar si biznese individuale, dhe koha e deklarimit te fitimeve për komplet vitin paguhet në kohen e deklarimit të deklaratës vjetore që është afati nga 1 janar deri me 31 mars, atëherë pritjet tona janë se do te kemi rritje te tatimit te paguar për vitin 2022. Veç kësaj, duhet të kemi parasysh që një pjesë e tyre janë në marrëveshje për të paguar borxhin sipas ligjit në fuqi, i cili ju mundëson pagesat e borxhit të paguhen me këste.
🎹Përkundër qe kemi dyfishim të qarkullimit te deklaruar dhe tatimit të paguar, të dhënat tona qe kemi siguruar nga burime te ndryshme të informacionit na tregojnë se ende ka raste qe kemi nëndeklarim dhe fshehje të të hyrave dhe mos pagesë te tatimit nga biznese/individ te caktuara (këngëtar, grupe muzikore, diskoteka, sallone dasmash...).
🎸Siç vazhdueshëm kemi njoftuar opinionin, Administrata Tatimore nga muaji maj 2022 (kur edhe rriten aktivitetet e punës së këtij sektori) ka filluar me grumbullimin e informatave në forma të ndryshme për secilin këngëtar, grup muzikor, salla te dasmave, diskotekave, ku pas afateve te rregullta qe këto biznese/individ kanë pas për obligim te deklarojnë, ne tanimë kemi filluar me vlerësime tatimore (kontrolla).
🎷Kontrolla këto te cilat përveç qe bëjnë vlerësim te detyrimit të saktë tatimorë, në të njëjtën kohë obligohen të aplikojnë masa ndëshkuese për çdo rast te identifikimit të shmangies tatimore.

Post a Comment

0 Comments

Technology