Cili është ndëshkimi për deklarimin me vonesë?
Për mos deklarim me kohë, do t’i nënshtroheni ndëshkimit prej: 5% të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit deri në maksimum 25%; Nëse edhe brenda periudhës prej pesë muajve nuk keni bërë deklarimin, atëherë do të aplikohet ndëshkimi prej 1% deri në periudhën prej dymbëdhjetë muajve; Interesi do të jetë i llogaritur nga periudha kur është dashtë të deklaroni dhe atë deri në periudhën e fundit kur edhe bëhet pagesa e tërësishme e detyrimit tatimor.
0 Comments