Cilat janë procedurat për mbylljen e biznesit me status ShPK.?
Biznesi me status ShPK mund të kërkojë të çregjistrohet vetëm pasi të kryen të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të ketë paraqitur bilancin e mbylljes. Kërkesa për çregjistrim duhet të parashtrohet 60 ditë para mbylljes dhe duhet të posedojë informatat në vijim: a. emrin dhe adresën e tatimpaguesit; b. numrin fiskal të tatimpaguesit; c. numrin personal të aksionarëve d. shumën e borxhit tatimor të mbetur, nëse ka; e. një deklaratë se biznesi pushon dhe një kërkesë për të çregjistruar biznesin në përputhje me dispozitat e aplikueshme ligjore. f. datën e pritur për pushimin e veprimtarisë afariste; g. kopjen e vendimit të organit drejtues (të Shoqërisë Aksionare apo Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar) i cili autorizon ndërprerjen e veprimtarisë të nënshkruar nga zyrtarët e autorizuar; h. kopjen e bilancit të gjendjes përmbyllëse të paraparë dhe pasqyra tjera që lidhen me të; dhe një autorizim nga tatimpaguesi për të dorëzuar dokumentet e tilla.
0 Comments