Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në takimin me fëmijë të grupit Asambleja Komunale e Fëmijëve Prishtinë, në temën “Të drejtat e fëmijëve dhe barazia gjinore”.
Avokati i Popullit u shpjegoi fëmijëve rolin dhe mandatin e tij, punën dhe aktivitetet ditore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe procedurat e ankesave që mund të kenë fëmijët. Ai tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka një departament të veçantë që punon për të drejtat e fëmijëve, që nga promovimi dhe mbrojtja, e deri në hetimin e ankesave.
Z. Qelaj shpjegoi se IAP ka pranuar 77 ankesa gjatë vitit 2022, me pretendime për shkelje të të drejtave të fëmijëve. Ai foli për të drejtën e fëmijës në arsim, sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara, të drejtat e fëmijëve në procedurat e organeve gjyqësore, mbrojtja sociale dhe shëndetësore e fëmijëve e të tjera.
Takimi pasoi me pyetje të ndryshme të pjesëmarrësve. Ky takim u organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si pjesë e projektit "Përfshirja e fëmijëve si qytetarë aktive në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe perspektives gjinore".
******************
Ombudsman, g. Naim Ćelaj učestvovao je na sastanku sa decom grupe Skupština Dece Opštine Priština na temu „Dečja prava i rodna ravnopravnost“.
Ombudsman je deci objasnio svoju ulogu i mandat, svoj svakodnevni rad i aktivnosti u odbrani prava deteta, kao i žalbene procedure koje deca mogu imati. On je rekao da Institucija Ombudsmana ima posebno odeljenje koje radi za prava deteta, od promocije i zaštite do istrage pritužbi.
G. Ćelaj je objasnio da je IO primio 77 žalbi tokom 2022. godine, sa navodima o kršenju prava deteta. Govorio je o pravu deteta na obrazovanje, izazovima sa kojima se suočavaju deca sa smetnjama u razvoju, pravima deteta u sudskim postupcima, socijalnoj i zdravstvenoj zaštiti dece i dr.
Sastanak je usledio uz razna pitanja učesnika. Ovaj sastanak je organizovao Kosovski centar za rodne studije, kao deo projekta „Uključivanje dece kao aktivnih građana u promociju prava deteta i rodne perspektive“.
*****************
Ombudsperson, Mr. Naim Qelaj participated in the meeting with children of the Prishtina Children's Municipal Assembly group, on the topic "Children's rights and gender equality".
The Ombudsperson explained to the children his role and mandate, his daily work and activities in protection of children's rights, and the complaint procedures that children may have. He said that the Ombudsperson’s Institution has a special department that works for children's rights, from promotion and protection to the investigation of complaints.
Mr. Qelaj explained that the OI has received 77 complaints during 2022, with allegations of violation of children's rights. He spoke about the child's right to education, the challenges faced by children with disabilities, children's rights in judicial procedures, social and health protection of children and others.
The meeting followed with various questions from the participants. This meeting was organized by the Kosovar Center for Gender Studies, as part of the "Inclusion of children as active citizens in the promotion of children's rights and gender perspective" project.
0 Comments