Header Ads Widget

Apeli vendos që prindërit e Diana Kastratit të dëmshpërblehen me 30 mijë euro

 Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të paguajnë 30 mijë euro dëmshpërblim prindërve të të ndjerës, Diana Kastrati, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Adnon Jashari, më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë.

Në aktgjykimin e Apelit të datës 10 shkurt, të cilin e ka siguruar KOHA, thuhet se detyrohen të paditurat, Këshilli Gjyqësor dhe Qeveria që të kompensojnë dëmin jo-material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore të prindërve të Kastratit, për shkak të privimit nga jeta të vajzës së tyre, në vlerë totale prej 30 mijë eurosh.

“Detyrohen të paditurat Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të dy me seli në Prishtinë, që në emër të kompensimit të dëmit jo material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore, për shkak të privimit nga jeta të vajzës së paditësve, të ndjerës Diana Kastrati nga Prishtina, me datën 18.05.2011 në Prishtinë, nga ish bashkëshorti i saj, Adnon Jashari nga Prishtina, SOLIDARISHT t’ua kompensojnë paditësve Gëzim dhe Makfire Krasniqi të dy nga Prishtina, shumën totale prej 30,000 euro (tridhjetë mijë euro)”, thuhet në akgjykim.


Post a Comment

0 Comments

Technology