Header Ads Widget

Ambasadori Amerikan Sh.T. z. Jeffrey M. Hovenier mban ligjëratë në Fakultetin Juridik: Marking One Year Since Russia’s Full-scale Invasion of Ukraine

 

Ambasadori Amerikan Sh.T. z. Jeffrey M. Hovenier mban ligjëratë në Fakultetin Juridik: Marking One Year Since Russia’s Full-scale Invasion of Ukraine

 27 Shkurt 2023
SHARE    

Në njëvjetorin e agresionit rus në Ukrainë, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier ka vizituar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka mbajtur ligjëratë para studentëve, profesorëve, përfaqësuesve me të lartë të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe të ftuarve të tjerë.

Mirëseardhje në Universitetin e Prishtinës i uruan rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi, dhe dekani i Fakultetit Juridik, prof. dr. Avni Puka.

 

Dekani , Avni Puka në fjalën e mirëseardhjes, theksoj se “Jemi mbledhur sot për të shënuar njëvjetorin e luftës në Ukrainë. Viti ky i rëndë për Ukrainën dhe botën demokratike, me humbje të panumërta të jetëve, familje të ndara e komunitete të shkatërruara. Sot, kujtojmë ata që kanë humbur jetën dhe nderojmë qëndresën e atyre që luftojnë për lirinë e vendit të tyre, për botën demokratike. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. E pikërisht në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, jemi të nderuar që kemi për një fjalim, Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e SHBA-së  në Kosovë z. Jefreey Hovenier’.


Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Qerimi tha se: “ashtu si studentët, pret me entuziazëm për të dëgjuar ligjëratën e ambasadorit Hovenier për një temë kaq themelore për një rend të bazuar në rregulla në Evropë dhe më gjerë. “Të qenët në një shkollë juridike e bën atë një vend ideal për të folur për sulmin ushtarak të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare, i cili filloi pikërisht një vit më parë, më 24 shkurt 2022”. Rektori shtoi se pasi i ka përjetuar ato vetë, Kosova është një nga vendet e para të Ballkanit Perëndimor që ka lidhur politikën e saj të jashtme me miqtë dhe aleatët e saj perëndimorë kundër agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.”

Ambasadori Hovenier, në ligjëratën e tij për studentët e drejtësisë dhe të pranishmëve të tjerë, vlerësoi pozicionin e Kosovës karshi pushtimit rus në Ukrainë. “Kosova është bërë shtëpi për ukrainasit - aktualisht janë rreth 12 gazetarë që janë vendosur këtu. Ju keni qëndruar përkrah nesh lidhur me regjimin e sanksioneve. Keni dhënë aq sa keni pasur mundësi – rroba, kampanja për ngritje të fondeve e shumëçka tjetër. Këto veprime mund të duken akte të vogla, por kur bashkohen me të tjerat – krijojnë diçka shumë të madhe”, theksoi ambasadori Hovenier.

Ai ftoi për unitet, duke shtuar që vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë sfidat që na presin. “Ne u jemi mirënjohës për miqësinë tuaj, i jemi mirënjohës popullit të Kosovës, për këtë që po e bëni. Gjithçka është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta”, shtoi ambasadori Hovenier.

Për fjalimin e plotë  të Ambasadorit Amerikan, në gjuhë angleze, shih:

 https://xk.usembassy.gov/ukrainewar/

Pas përfundimit të fjalimit nga Ambasadori, ky organizim u mbyll nga Dekani Avni Puka, i cili ndër të tjera u shpreh se: “Duke shikuar në të ardhmen dhe duke besuar që lufta në Ukrainë do të përfundoj sa më shpejtë, nga ky vend i mësimeve mbi drejtësinë dhe demokracinë, bëjmë thirrje dhe shpresojmë që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe drejtësia të merret me krimet kundër njerëzimit, të kryera nga Rusia. Drejtësia duhet të vendoset. Situata e tmerrshme në Ukrainë, lufta atje, shkatërrimi dhe numri i madh i viktimave, na bën të kemi ndjenja të veçanta, na kthen 24 vite pas, e na rikujton luftën, vuajtjet dhe viktimat në Kosovë. Ne besojmë dhe lutemi që i gjithë populli i Ukrainës të kthehet në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ketë një të ardhme të ndritur”.

 

Përndryshe, kjo është vizita e dytë që Ambasadori Amerikan i bënë Fakultetit Juridik, pas asaj të muajit nëntor 2022.


Post a Comment

0 Comments

Technology