Header Ads Widget

SHBA sërish i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit

 Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është që sa më shpejtë të fillojë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kështu u shpreh ai para një konferencë për media, teksa shtoi se SHBA-të inkurajojnë përfaqësuesit serbë të kthehen sa më shpejtë në institucionet e Kosovës.

“Ne kërkojmë nga palët që të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe”, u shpreh ai

Ndërkohë, edhe këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi  në Twitter, ai tha se ka biseduar me Kurtin për këtë çështje të martën.

“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Ai tha se me Kurtin ka biseduar edhe për çuarjen përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Post a Comment

0 Comments

Technology