Header Ads Widget

Kuvendi zgjedh anëtarin e KGJK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë

 Prishtinë, 18.01.2023 – Ahmet Imami, ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e komunitetit jo shumicë, me mandat pesë (5) vjeçar.

Biografia e anëtarit:

Ahmet Imami është ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, për studimet bachelor dhe master. Në vitin 2014 përfundoi Fakultetin Juridik, nivelin master, pranë Universitetit të Prishtinës dhe aktualisht është në përfundim të tezës shkencore të doktoratës.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka punuar si zyrtar ligjor në Studio Ligjore, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2015 ka punuar si asistent i menaxherit në Agjenci për Shërbime Juridike. Gjatë periudhës një vjeçare, nga viti 2015-2016, ka qenë i angazhuar si praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës. Që nga viti 2015, është angazhuar si asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ndërsa nga viti 2020 ushtron detyrën e ligjëruesit.

Post a Comment

0 Comments

Technology