KONKURS
për pranimin e praktikantëve në Institucionin e Avokatit të Popullit
Pozita: Praktikant (10 pozita)
Kohëzgjatja: 1 muaj – me mundësi vazhdimi edhe për 5 muaj të tjerë
Data e fillimit: 1 dhjetor 2022
Lloji i kontratës: Praktikë me kohë të plotë dhe pagesë
Mbi programin:
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka hapur një program të praktikës për 10 të rinj/reja të diplomuar/a në fakultetin juridik me mundësi të zgjerimit të programit edhe për pesë muaj shtesë në vitin 2023. Qëllimi i praktikës është të përfshijë të rinjtë dhe të rejat në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe t'i njoftojë ata me mandatin, fushëveprimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Institucionit, si dhe t'u ofrojë atyre mundësinë e mentorimit nga kolegët e tyre me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut.
Lokacioni:
Tre (3) nga praktikantët do të caktohen në ë selinë qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit në Prishtinë, ndërsa shtatë praktikantë do të vendosen në shtatë zyrat rajonale të Institucionit nëpër Kosovë, gjegjësisht: Prizren (1), Pejë (1), Gjakovë (1), Gjilan (1), Graçanicë (1), Mitrovicë Jugore (1) dhe Mitrovicë Veriore (1).
Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:
- Duhet të jenë qytetarë ose banorë i përhershëm të Kosovës;
- I/E diplomuar në fakultetin juridik;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe ose serbe (në të folur e të shkruar).
- Vlerësohet njohja e mirë e gjuhës angleze.
Si të aplikohet?
Një aplikim i kompletuar përfshin:
- Rezymenë (CV);
- Letër motivuese që tregon interesin në program dhe përvojën përkatëse;
- Diplomën e universitetit;
- Vërtetimin që nuk është nën hetime.
Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF në adresën e mëposhtme: applications@legalpoliticalstudies.org jo më vonë se 18 nëntor 2022 (Ora 23:59). Subjekti i emailit duhet të jetë "2022 IAP Programi i Praktikës". Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike.
Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfardo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera dhe në gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze. Thirrjet telefonike nuk pranohen. Vetëm kandidatët që do hyn në listën e ngushtë do të njoftohen.
Aplikimet inkurajohen nga të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, besimi, aftësia e kufizuar, orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Programi do të implementohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
0 Comments