Plani Zhvillimor Strategjik (2022-2025) i Ministrisë së Drejtësisë në prag të përfundimit
Nën kryesimin e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe njëherit kryesues i Grupit punues për hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik, po zhvillohet punëtoria për çështjet përmbyllëse të dokumentit orientues për tri vitet e ardhshme të Ministrisë së Drejtësisë.
Me pjesëmarrje të gjerë dhe profesionale e ku në përbërje janë edhe ekspertët e fushës, së bashku me Eukojust-in po zhvillohen diskutime përmbyllëse për rekomandimet e dhëna lidhur me divizionet, departamentet dhe agjencitë e MD-së, me qëllim finalizimin sa më adekuat të Planit Zhvillimor Strategjik.
Në fjalën e tij hyrëse, zëvendësministri Sallahu theksoi se ky dokument i rëndësishëm po përmbyllet suksesshëm dhe procesi është karakterizuar me punë të gjatë, serioze e përmbajtësore:
"Ju njoftoj se pas një pune të gjatë e shumë përmbajtësore, kemi arritur që ta përafrojmë maksimalisht përfundimin e suksesshëm të këtij dokumenti të rëndësishëm për institucionin tonë.Kjo punëtori e fundit për Planin Zhvillimor të Strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë është organizuar me qëllim të përmbylljes së tërësishme të të gjitha komenteve dhe çështjeve për secilën njësi", potencoi Sallahu.
Më tutje, zëvendësministri shpjegoi rrjedhën e punës në përgatitjen e Planit Zhvillimor Strategjik, duke u fokusuar në diskutimet e përbashkëta me njësitë nën menaxhim të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që të përcaktohen politika zhvillimore dhe në dobi të efikasitetit të institucionit:
"Tashmë janë konkretizuar dhe janë të argumentuara të gjitha hapat dhe masat e parapara dhe të njëjtat janë në përputhje me vizionin tonë dhe në dobi të Ministrisë.
Unë ju siguroj me përgjegjësi që të gjitha qëndrimet tuaja e të cilat kanë qenë në përputhje me nevojat e brendshme, kapacitetet ekzistuese dhe që janë vlerësuar me impakt në funksion të përmirësimit të situatës, patjetër që janë marrë parasysh", iu adresua zëvendësministri Sallahu të pranishmëve.
Në fund, zëvendësministri falënderoi partnerin mbështetës të Ministrisë së Drejtësisë - Programin Eukojust për mbështetjen e tyre teknike dhe profesional, që ka impakt të lartë pozitiv për institucionin e Ministrisë së Drejtësisë në përgjithësi dhe gjithsesi për Planin Zhvillimor Strategjik në veçanti.
0 Comments