Header Ads Widget

NJOFTIM PËR KOHËN DHE VENDIN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

 NJOFTIM PËR KOHËN DHE VENDIN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për dhënien e provimit të Jurisprudencës në afatin e Shtatorit 2022 dhe kanë kryer PAGESEN me datat 25-26 Tetor 2022, pjesa e Provimit të Jurisprudencës me shkrim do të mbahet me datat si në vijim:
Lënda: E Drejta Penale do të mbahet me datë 26 Nëntor 2022 (e Shtune) me fillim në ora 10:00, provimi do të zgjasë 4 (katër) orë.
Lënda: E Drejta Civile do të mbahet me datë 27 Nëntor 2022 (e Diele ) me fillim në ora 10:00, provimi do të zgjasë 4 (katër) orë.
Kandidatët janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 09:00.
Kandidatët të cilët nuk paraqiten në orarin e sipër cekur ose paraqiten pasi që të gjithë kandidatët hynë në sallën e mbajtjes së Provimit të Jurisprudencës, nuk do të lejohen të marrin pjesë në
provim.
KANDIDATI ËSHTË I OBLIGUAR që të marrë me vete dokumentin personal për identifikim (letërnjoftimin ose pasaportën). Nuk do të pranohet asnjë dokument tjetër.
KANDIDATIT I LEJOHET qe në Provim të Jurisprudencës me shkrim, me vete te ketë vetëm:
Legjislacionin përkatës ne fuqi, lapsin kimik me ngjyrë te kaltër.
KANDIDATIT NUK I LEJOHET që të kenë në posedim: asnjë lloj telefoni, kompjuteri,kamere, dëgjuese-kufje, aparat MP3 apo ndonjë pajisje tjetër elektronike të çfarëdo lloji.
KANDIDATIT NUK I LEJOHET që të kenë në posedim: asnjë lloj shënimi, materiali lexues apo material përshkrimi, forma te akteve gjyqësore dhe orë dore.
Shkelja e rregullave, nga ana e kandidatit rezulton me diskualifikimin e tij dhe shpalljen e provimit të pavlefshëm për të.
Po ashtu njoftohen të gjithë kandidatët se Provimi do të mbahet sipas Programit të ri, përkatësisht Udhëzimit Administrativ MD (NR). 06/2022 për Mënyrën e Dhënies dhe Programin e Provimit të Jurisprudencës, të cilin mund ta gjeni në linkun: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=66522
Vendi i mbajtjes se Provimit te Jurisprudencës me shkrim është Akademia e Kosovës për Siguri Publike ne Vushtrri.
Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë http://www.md-ks.org.

Post a Comment

0 Comments

Technology