Në Gjykatën Themelore
në Prizren, sot kanë filluar punën 5 (pesë) bashkëpunëtorë profesional, Kadire
Rexha, Ilir Sertollaj, Erzana Homeli – Mustafa, Shpend Makasqi, dhe Delvina
Ajazaj. Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka një numër të përgjithshëm prej
26 bashkëpunëtorë, përfshirë Degët Dragash dhe Suharekë. Kryetarja e Gjykatës
Shpresa Emra, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke…
Në Gjykatën Themelore
në Prizren, sot kanë filluar punën 5 (pesë) bashkëpunëtorë profesional, Kadire
Rexha, Ilir Sertollaj, Erzana Homeli – Mustafa, Shpend Makasqi, dhe Delvina
Ajazaj.
Gjykata Themelore në
Prizren tashmë ka një numër të përgjithshëm prej 26 bashkëpunëtorë, përfshirë
Degët Dragash dhe Suharekë.
Kryetarja e Gjykatës
Shpresa Emra, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar
suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se pret që rritja e numri të
bashkëpunëtorëve do të ndikojë në avancimin e punës, dhe do të jep rezultat
konkret në punën e Gjykatës Themelore në Prizren.
Po ashtu, Kryetarja
Emra, shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional si dhe
kërkoi angazhim maksimal nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit,
transparencës dhe llogaridhënies të Gjykatës Themelore në Prizren.
Gjykata Themelore në
Prizren tashmë ka 21(njëzetenjë) bashkëpunëtorë profesional, për 24
(njëzetekatër) Gjyqtare/ë, dhe kjo pritet të rezultoi drejtpërdrejt në
efikasitetin e punës.
Gjykata Themelore –
Dega në Suharekë ka 3 (tre) bashkëpunëtorë për 4 (katër) Gjyqtarë, dhe Dega në
Dragash 2 (dy) bashkëpunëtorë për 2 (dy) Gjyqtare/ë.
0 Comments